| Urbanistika |
|
|
|
|
Qyeti i Permetit ka nje vendosje e shtrirje urbaniastike te goditur. I vendosur ne anen e majte te rrjedhes së sipërme te vjosës, thojase tërësisht nën kodrën e Bolongës* dhe rrëzë malit të Dhëmbelit, me nje luginë pjellore në të dy krahët, dhe i rrethuar nga ana lindore e juglindore me kodrina vale-vale, që arrijnë deri në maja të larta, qyteti ka një hijeshi të vecantë. I soditur nga cdo anë, nga Bolëgna apo Shënthanasi, si edhe së përtejmi Vjosës, qyteti të shpalos pamje të hijëshme, njëra më e bukur se tjetra, pra, natyra është treguar shumë dorëlëshuar për këtë qytet të ngritur mbi brigjet e lumit, me ujë të bollshëm e të kulluar gjatë gjithë vitit, dhe rrëzë malit që lattësohet hijerëndë. Por jo vetëm natyra; edhe dora e përmetarit e ka qëndisur luginën dhe pjesërisht bregoret me vreshta e ara, me kopshte, pemë e bostanë, të sitemuara për bukuri. Megjithatë, si kundrapeshë natyra i kishte ruajtur qytetit një element shkatërrues, sic ishte Përroi i bardhë, që vetëm emrin e kishte të tillë, se herë pas here do të sillte zi per Përmetarët. Nga pikëpamja urbanistike, megjithëse qyteti shtrihej ne vazhdimësi pa ndarje te prera, mund të themi se përbëhej nga tri pjesë të mëdha: • Varoshi në anën e sipërme të qytetit e Shënepremtja, Bregu, Shuri, Sedja • Pjesa e poshtëme (ose Lagjia Xhami) që banohej nga myslymanët dhe përfshinte keto lagje: Sheeshi i Avdiut, Shurkaleci, Sulltan Bajazit, Salih Bej dhe Mejdeni. • Pazari (që ndahej në: i vjetër dhe i ri) dhe lagjet e Qoshkut, Lumit dhe Kovecëvë.
(*Bolënga e ruan rëndësinë për një fakt historik, se ne vjeshën e parë të vitit 1912 u pa që të hidhej këtu vallja e lirisë dhe të shpalosej flamuri i Skënderbeut nga atdhetarët dhe luftëtarët e shquar, si Nexhip Bënja me shokë)
Materialet jane marre nga |



