| Oda e miqve Permetare |
|
|
|
|
Oda e miqve. Si pjesë përbërëse e rëndësihme e strukturës së banesave përmetare meriton trajtim të vecantë. Ne i themi dhe oda e mirë ose dhe vetëm oda, ndryshe nga dhomat e tjera, si manxato, dhoma e fjetjes, dhoma e dimrit, margjiroja etj. Në traditën popullore oda zë vend të posacëm, sepse lidhet më vlerësimin e vecantë që i bën shqiptari mikut. Mikpritja është ndër cilësitë karakteristike edhe e përmetarëve. Nëpar fshatra kjo dhomë ka shërbyer edhe për muhabete e kuvende pleqsh, por edhe për argëtime. Si rrjedhoje e rrethanave të caktuara shoqërore-ekonomike, oda e miqve ka pësuar në rrjedhën kohore ndryshime të pandërprera në brendësi e funksione. Funksionet që kryente kanë bërë që oda e miqve të dallohej nga dhomat e tjera të shtëpisë, nga madhësia, shkalla e mobilimit e zbukurimit. Në ndërtesat dykatëshe parapëlqehej kati i dytë, por për pozicionin e saj nuk ka pasurndonje recetë sic ndodhte në kullat malësore. Brendësia e saj dallohej nga zbukurimet e gdhendjet gjithfarësh (tavan, mure, dyer, dritare, oxhak, etj). Në zbukurimore vërehen gdhendje e vizatime te ndryshme. Dyshemetë e odave shtroheshin me shkorsa, qilima apo sicade, sipas mundësisë, të punuara nga nuset e shtëpisë apo të bëra e sjëllë peshqeshe ditën emartesës. Oda mund të ndahet ne katër pjesë: • Pjesa ballore ku vendoset oxhaku i formave të ndryshme, vatra dhe në të dy anët e tij një pjesë pak e ngritur e shtruar me dhoga e me dyshekë e mbyluar me qilima dekorative, velenxa të leshta dhe e rrethuar me jastëk të mbuluar me rantella të bukura punuar prej amvisave e që ndritnin nga bardhësia e pasuria e fantazisë femërore. • Pjesa e dyte qe Dyshemeja, me nje sipërfaqe të madhe, pak më të ulët se pjesa tjetër, e shtruar me dhoga bredhi, dhe që në raste festash edhe ajo shtrohej me qilima e shkrosa të llojeve e formave të ndryshme. Kjo pjesë kishte më shumë funksion në festa të mëdha familjare, si dasma, fejesa, ditën e emrave, vajeve etj. • Pjesa e tretë është Fasada e mbylljes, dekori anësor, kryesisht me sergjenë (në Përmet quhen Tavla), dollap muri dekorativë që zbukuroheshin edhe këta me tantella e mbanin brenda fajancë e fruta e si mbyllje kishte vendin e shahirëve. • Tavani, i cili në keto oda qe i ndryshëm, me rozeta me motive floreale fantastike e me dekoracion mjaft origjinal, fryt i mjeshtrave popullore që nga shtëpia në shtëpi e fshati në fshat kishin shpërthime befasuese.
Materialet jane marre nga |



