Kultura - Veshtrim Historik PDF Print E-mail

Veshtrim historik mbi zhvillimin e kultures dhe artit ne rrethin e Permetit.

Nga Sofokli Tole

...Para shume vitesh, kur drejtoja Shtepine e Kultures dhe Krijimtarise Popullore ne Permet, bashke me inventarin, aty nga viti 1972, vec te tjerash, drejtorit te ri i lashe “amanet” nje liber ne doreshkrim me shifra dhe fakte nga jeta kulturore dhe artistike e qytetit dhe rrethit te Permetit qe perfshinte nje periudhe kohore te gjate, me nje fjale historikun e kultures dhe artit qe mbas clirimit e ketej. Aty kishte vec te tjerash edhe disa te dhena per kulturen dhe artin para clirimit, gjate Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, ne prag te Kongresit te Permetit, si dhe mbi konferencen e arsimtareve te qarkut te Gjirokastres, Lipe Gusht-Shtator 1944. Me keqardhje sot konstatoj se atij doreshkrimi nuk ju shtua asnje presje, per me teper ato dyqind e ca flete te historikut qe dorezova, s`ju mbeti nam e nishan, i morri lumi sic thote populli.

Dua te shpreh qe ne fillim, respektin, admirimin, dhe dashurine per artistet amatore permetare qe nuk jetojne me midis nesh, po qe u bene shembull me perkushtimin, interpretimet dhe gadishmerine per tu dhururar, emocione, gezim e kenaqesi spektatoreve. Kjo gje u vu re ne festivalet folklorike, olimpiadat teatrale dhe estradave amatore, lokale e kombetare, ne programet e ndryshme artistike ne rrethet e qytetet e ndryshme te vendit nga Saranda deri ne Shkoder me korin, orkestrat popullore, komplekset e djemve dhe te vajzave, solistet, grupet e valltareve, pleq e te rinj, recitues etj.

Me lejoni te bej nje paraqitje sado te shkurter te historikut te nismave dhe te institucioneve kulturore ne rethin e Permetit. E para shtepi leximi ne Permet u cel ne vitin 1945, me pergjegjes Z. Apostol Cinxon, ish partizan dhe djale mesuesi. Shtepiua e leximit ishte vendour ne qender te qytetit ne nje salle e nderuar me pune vullnetare, qe merrete deri ne 70-80 veta. Ne vend te karigeve kishte stola, nje skene ne krye te salles qe mbulohej me nje perde. Ne kete shtepi leximi u shfaqen edhe aktivitetet e para, aty behshin mbledhja nga me te ndryshmet. Skena ndricohej me llamba vajguri dhe kur duhej qendronte e hapur deri ne oret e vona te nates. Apostoli, bente vec te tjerash edhe pastrimin e ambjentit. Kjo salle e vetemeruar shtepi leximi, vazhdoi deri ne momentin kur nje shtepi private u caktua qe te ishte shtepi kulture; me vone u be nje kinema e re, me nje salle te madhe me kabine per shfaqje filmash e me skene te kompletuar deri sa me ne fund ne vitin 1962 u ndertua me projekt te vecante shtepia e kultures e qytetit.

Ne vitin 1952 jemi paraqitur per here te pare ne festivalin folklorik kombetar qe u organizua ne Tirane. Konkurrimi u be ne stadiumin e futbolit ne skenen e ngritur disa metra larg tribunes qendrore. Konkurruam me grupin e kengeve dhe valleve popullore te formuar nga artiste popullore me pervoje mjeshter te kenges e valles si Myrtezai, Nikja, Lalakua, Esati, Mitati etj. Sazet popullore me Usta Laverin perbeheshin nga Mazar Asllani mjeshter ne llaute, Qemal Ponoci ne fisarmonike dhe kengetar me nje ze tingullues, Lefter Nurka vellai i Laverit ne fisarmonike, Asllan Dauti kengetar e llautier. Suksesi ishte I madh, qofte nga orkestra, kengetaret apo valltaret. Ne menyre te vecante u prit shume mire vallja humoristike e kenduar “Totoja shiti gomare, per te kuq e per te bardhe”. Me kete rast, ne studiot e Radio-Tiranes grupi regjistroi kenget “Moj kunadheja leshverdhe”, “A kane uje ato burime”, “Trendafili flete-flete”, “Nene gardh me shkon” etj. Autori I ketyre rradheve ishte organizator I grupit dhe pjesmarres si tenor I dyte ne interpetimet e kengeve “A kane uje ato burime”, “Trendafili flete-flete” etj.

Xha Bariu, babai i Laverit dhe Lefterit, megjithese i moshuar e merret me dashuri llahuten ne preher, kendonte e lotonte, e buza I dridhej nen mustaqet e thinjura duke na lene pas mbiemrin e tij qe sot perfaqeson nje familje artistesh te vertete. Kujtoj ketu Beje e Sejat Roci, burre e grua artiste, punonin duke kenduar e vallzuar, u qeshte zemra me shpirt te paster e gojemjalte. Ata jane interpretues te shume kengeve e valleve. A nuk ju kenaq kenga e kenduar prej tyre “Pa dil nene cjane ata”?

Kujtoj Vait Islamin, i varfer por me shpirt te pasur. Erdhi nga kurbeti me gerneten e tij per te qare hallet e popullit, por dhe te ngjallte gezim e shprese ne kenget e dasmes apo ne panaire e festa popullore. Edhe Zani, i biri, ecen ne gjurmet e babait dhe nuk mbetet pas shokeve te tij te zanatit.

Qemal Ponoci per nje kohe te gjate punoi ne orkestren e Usta Laverit me fisarmonike, por ai ishte edhe nje kengetar qe jo vetem I njihte motivet e kenges popullore por dhe I kendonte me shpirt si p.sh tek kenga “Djale, nene gardh me shkonje, sec ma dredh mustaqen”. Damari artistik i Qemalit, u percoll tek i biri Irfani dhe tek nipi, student kompozitor.

Tani do te them dy fjale per koreografin dhe mikun Llazar Vangjeli, ndjese paste. Per vite te tera, drejtonte grupet e valleve, prane shtepise se kultures, vecanerisht grupet e femijeve qe sapo nisnin vallezimin, duke I shoqeruar ata vete me mandolinen e tij. Llazua ishte edhe violinist ne grupin e sazeve te Usta Laverit qe nga vitet 1960. Me punen e tij, u be I njohur ne Permet dhe me gjere ne Festivalet Folklorike Kombetare. Per kete ka marre cmime te merituara. Autori I ketyre rradheve, I ka bere nje poezi te shkurter Llazarit, I cili e vleresonte dhe ja kishte qefi t`ja recitoje:

 

Zbresin vajzat nga Dhembeli,

Koreograf Llazo Vangjeli,

Asistent Gezim Kaceli,

Dhe Bogdani prapa ngeli.

 

Qirjakua djali i Llazarit, u be nje nga organizatoret me te shquar te ringritjes se grupeve popullore ne vitet 1980-1990. Ai vete interpreton ne veglen e llautes, dhe vazhdon traditen e te jatit.

Nuk mund te ri pa permendur, sado shkarazi Krenar Manen, djalin e Esatit, kengetar, valltar dhe instrumentist ne dajre. Krenari u be dajrexhiu kryesor i Ustait. Dajret i prodhonte vete, ishte punetor dhe i talentuar.

Do kujtoj edhe Stavro Totonin, aktor amator i shkelqyer, por dhe kengetar popullor, perdorte mire dhe mandolinen. Ne teater, kur partneri per nje moment haronte tekstin, po te ishte burre i thoshte: C`mendohesh more derdimen. Mos e humb torruan si Xhaferi simiten!. Ndersa, kur partneri ishte grua i thoshte: He! Leviz ! Akoma s`na e ke bere kafene! I vellai i tij Koco Totoni, bente pjese ne grupin teatral te qytetit perpara clirimit. Mbaj mend, kur mesuesi im Jordan Misja, ne Lupcke, ne vitin 1936-1937 na bente disa dite pushim se zbriste ne Permet per te pergatitur skenat e shfaqjeve teatrale.

Komshiu im i dashur Jani Tasja, qe gdhihej e ngrysej me humor, sapo kthehej nga puna ne montimin e ures se Permetit te shkaterruar nga lufta, apo sa linte pompen e furcat, me kapelen prej letre ne koke, e duart me kallo e gelqere, rrembente kitare-benxhin qe e kishte sjelle nga Franca dhe me thoshte: Sofo! Hajde, merre mandolinen te bejme Shtrausin!. Dhe Shtrausi tingellonte natyrshem ne oborrin e shtepise se Buxhukeve ku ne jetonim se bashku.

Nuk mund te le pa permendur kengetaret popullore Lili Nasi nga Kosova, Gaqi Jancen nga Lipivani, Hamit Mustaqen nga Deshnica, Jorgo Cullin etj qe ne koncerte e festivale ishin bilbilat e kenges popullore permetare. Me nostalgji degjojme te regjistruara interpretimet e tyre.

Ne dy fotografite e meposhtme eshte kori i shtepise se kultures mbas viteve 1950. Kori ekzistonte edhe perpara ketij viti, por ne kete kohe u konsolidua profesionalisht. Ne perberje te tij, shquajme koristet si Vaske Argjiri, Gavril Papa, Hajri Tafili, Muco Ademi, Xhelal Daci, Dari Tundo, Viktor Papa, Palok Zhamo, Katinko Papanastasi, Pandeli Lula, Dhimosten Tarka, Tomorr Duralliu, Nesti Jani, e shume te tjere, shumica e te cileve sot na mungojne. Ne perberje te korit kane qene dhe Skender Cobani-bas I rralle, Vehbi Nazo-tenor I dyte, pjesmarres edhe ne ish Ansamblin e Ushtrise dhe ne fanfaren e qytetit.

Ne teater, regjisori i pare ishte Dhimosten Tarka rreth vitit 1948-1949. Dhimosteni kishte bere nje kurs kualifikimi, dhe pas tij vuri ne skene shume pjese teatrale me nje e me shume akte, parodi, skece etj. Ne mes te viteve 1960, vjen Baftjar Cene i diplomuar ne Akademine e Arteve per regjisure. Baftjari me punen e tij e rriti shume cilesine e interpretimit te aktoreve amatore permetare.

Ne artet figurative, do te kujtohen vecanerisht punimet ne pikture dhe karikature te Perikli Panit, Novruz Rocit, Piro Kosoves, Muco Ademit etj. Poeti popullor Jano Keqi krijoi shume tekste kengesh per grupet folklorike te krahines se Maleshoves. Lliko Nano ishte ai qe drejtoi me shume sukses per vite te tera grupin letrar te shtepise se kultures, duke organizuar punen me te gjithe krijuesit dhe krijimet e tyre me te mira i botoi, krahas krijimtarise se tij te gjere, ne numra te ndryshem almanakesh. Ne brigadat kulturore qe organizonte shtepia e kultures per fushata nga me te ndryshmet, poeti popullor Thanas Dhosi nga Kosova, me profesion ndihmes mjek kishte trashegim nga i jati humorin, ndaj krijimet i recitonte vete e me pasion. Ja si shkruan me humor ne vjershen e meposhtme gjate kohes qe mungonte sapuni dhe mjetet e tjera dizinfektuese:

 

S`ka shume veshtiresira,

Ne pushtetin popullor,

Neve bejme mrekullira,

Jo te mos zhdukim nje morr!

Vdekja e parakohshme e kengetarit popullor Sulejman Lame “Artist i Merituar” nuk do ta shuaje rendesine e kontributit te tij ne muziken popullore permetare. Para disa vitesh me doren e tij me dorezoi listen e gati 50 kengeve te kenduara dhe regjistruara prej tij nder vite. Ai kendonte si tenor solist ne te gjitha aktivitetet e shtepise se kultures. Populli e ka vleresuar si bilbil te paharruar.

Duhet pohuar se sidomos pas viteve 1950, levizja amatore mori nje zhvillim te madh. Kjo per mendimin tim nuk ishte nje rastesi. Populli i Permetit, te gjitha krahinat dhe c`do fshat e ruajten, e mbajten te paster e te fresket kengen, vallen, bejtet ne te gjitha ceremonite familjare e fetare, ne panaire si ai i Kendrefit, Tremishtit, Kosines, Zerecit, Benje e gjetke. Aty mblidheshin tradicionalisht fshataret e shtronin muhabetin si qemoti, pa vinin dhe Shairet e permetit, te Leskovikut por dhe nga Korca, pa benin edhe qitje me pushke kush te zinte vendin e pare. Ne Permet, rralle gjeje fshat qe te mos kishte kurbetcinj. Permetaret ishin ne Amerike, Kanada, Australi, Turqi, Greqi, Rumani, France e gjetke. Keta kurbetcinj te malluar per vendin e tyresillnin doemos vec te tjerash ndonje gramafon a ndonje vegel muzikore. Ato qindra e mijera pllaka mbanin te regjistruara thesaret e folklorit. I degjonim, i kendonim lehte mes shokesh e miqsh, dhe kur siguroheshim se e kishim mesuar tamam avazin e kenges, shperthenim me ze te larte.

Ne Permet ka patur edhe muziktare profesioniste, qe kishin filluar apo perfunduar studimet muzikore ne dege te ndryshme. Ne Elbasan, ne kursin e ulet ne Normale, na jepte muzike dhe violine, Z. Filipeu nga Leusa. Thanasi –Kakashi, nga Nevosela kishe mbaruar ne Gjermani konservatorin per violine. Ne vitet e pleqerise u vendos ne fshat, i pamartuar. Polikron Tako nga Nevosela, mbaroi disa vite Akademine e muzikes ne Bolonje, Itali per violoncel. Spiro Izgari ishte mesues dhe luante ne violine. Se bashku me klarinetistin popullor Halit Permeti, me Asafin ne mandoline etj, krijuan ne Permet nje orkester te vogel ne vitet 1936-1939. Ata jepnin koncerte me kenge permetare dhe moderne.

Pra sic thame me siper, shtrati, tabani ishte ngrohte, i pasur dhe i forte per te zhvilluar mbi te nje art te kultivuar. Ne keto aktivitete u aktivizuan me dhjetra e qindra kengetare e valltare ne te gjitha zonat e rrethit si Dangelli, Deshnice, Rreze, Maleshove, Qender, Cerrie dhe Shqeri. U krijuan shtepi, vatra kulture dhe leximi ne te gjitha zonat, qe nga Micani ne Carshove e Vllapsiotere, Maleshove, Kajce e Katundishte. Ne shkollat tetevjecare e ato te mesme u krijuan grupe artistike, u mbajt gjalle e u trashegua folklori. U organizuan takime e konkurse, nga fshati ne zone, e deri ne qender ne Permet, keto sidomos ne pervjetoret e ngjarjeve historike, te rilindjes kombetare, te luftes antifashiste nacional-clirimtare, ne menyre te vecante te pervjetoreve te batalionit “Naim Frasheri”, brigades se 6-te dhe te 12-te sulmuese. Ne te gjithe kete larmi aktivitetesh, shtepia e kultures dhe krijimtarise popullore kishte dhe luante rolin e saj. Mbi te gjitha, kryesore ishte sakrifica e madhe qe benin vete amatoret, per te kenaqur e gezuar spektatoret e shumte artdashes permetare e me gjere. Mbas tete ore pune, te qendroje edhe disa ore ne provat dy ose tre here ne jave, ne grupet e ndryshme artistike ishte nje patriotizem i vertete.

Nje permiresim i pageses se amatoreve u ndje kur shtepia e kultures, merrte 40% te te ardhurave nga biletat. Pas kesaj ndryshoi pozitivisht shperblimi edhe per mundin dhe sakrificen e amatoreve, Kjo gje solli edhe nje permiresim te pergjithshem te nivelit cilesor te aktiviteteve. Me kujtohet se ne kohen e triskave, amatoret paten privilegjin qe morren trisken 800 gram buke gruri ne dite, ne vend te bukes se misrit qe merrte populli ne pergjithesi.

Padyshim qe ne ngritjen e levizjes amatore, kane dhene ndihmesen e tyre edhe kuadrot drejtuese ne rreth. Nder ta, permend me konsiderate te larte ish kryetarin e komitetit ekzekutiv te rrethit shokun dhe mikun tim Musa Mane, Spiro Janin, Luiza Shuraja, Lipe Pecin etj. Me ka bere pershtypje fakti qe Musa Mania, kerkonte nga vartesit, te ndihmonin dhe vleresonin rolin e artisteve vullnetare. Ai jepte shembullin vete ne provat e shtepise se kultures, bente verejtje e jepte mendime per programet dhe repertoret e shfaqjeve, kishte raste qe bente dhe punen e regjisorit etj.

Shume rrethe te vendit po i rivleresojne ata qe dikur su kishte mbire mustaqja, e qe sot me thinja mblidhen kujtojne e kendojne, cmallen e riperterihen per vehte por dhe djemve e vajzave, niperve dhe mbesave u thone: He more, ku jini juve, pa na kendoni nje kenge popullore! Per shume e shume artiste (te me falin per ndonje harrese te emrave te artisteve permetare), brenda dhe jashte atdheut qe rrojne dhe gezojne, Zoti u dhente shendet. Do te kemi akoma kohe te shkruajme e te takohemi. Mendoj qe te hedhim gurin e pare ne themelet e historikut te artit e kultures per rrethin tone. Besoj se ata qindra artiste, apo femijet e tyre do te vene alice apo gure te tjere per kete histori.