Guida Turistike
Bredhi i Hotoves PDF Print E-mail

Gjendet në zonën e Frashërit, 25-35 km në verilindje të Përmetit, me një sipërfaqe prej 1200 hektarësh. Ky park konsiderohet si kurora e gjelbër, që tërheq menjëherë syrin e vizitorëve.

Kushtet klimatike janë të favorshme në zhvillimin e florës dhe faunës. Bimët fillojnë 900 m mbi nivelin e detit me shkurre Mesdhetare, përherë të gjelbra, dhe dushqe gjetherrënës me manaferra të kuqe, dëllinje dhe barëra të llojeve të ndryshme që i rrethojnë. Pyjet vazhdojnë më pas me bredhin karakteristik të përzier me panjë, që shkojnë deri 1300 m mbi nivelin e detit.

Këto bimë shpërndahen në shirite vertikale për të formuar një peisazh të mrekullueshëm.

Bota shtazore është shumë tërheqëse për shkak te shumëllojshmërisë së specieve, që nga arriu i murrmë, ujku, dhelpra, dreri dhe derri i egër për te vazhduar me shpendë të ndryshëm.

Për shkak të kësaj natyre piktoreske, klimës së shëndetshme, ajrit të pastër, ujit të ftohtë që gurgullon aty prej mijëra vjetësh tashmë dhe vendndodhjes pranë zonave urbane, interesi per kete park sa vjen dhe rritet. Nuk mungojnë sportistët dhe vizitorët për permirësimin e shëndetit në ëdo stinë të vitit. Turizmi malor, ekskursionet dhe kampingjet nuk i munguan kurre këtij parku, jo vetëm nga banorët e Përmetit, por nga gjithë Ballkani e Europa. Në vitin 1996 u themelua si park kombëtar.

 
Banjat Termike të Bënjës PDF Print E-mail

Nje nga burimet e vendit tone nga dalin ujera sulfurore subtermale. Ndodhet rreth 8 kilometra larg nga qëndra e Përmetit. Që në hyrje të zonës dallohet qarte Ura e Katiut, e ndertuar qe ne kohet e hershme qe qendron dhe sot pa kurfare problemi. Aty fillojne grupe burimesh, nga te cilat jane formuar me pas liqene te vogla me uje te madhesive te ndryshme. Secili liqen sherben per kurimin e nje problemi specifik, si pershembull aknet dhe semundje te tjera te lekures, reumatizma dhe semundje te kockave, stomaku etj. Nje nga aspektet me te vecanta eshte egzistenca e pellgu me balte sheruese, per te cilen te moshuarit shprehen se eshte nje celes per ta pasur lekuren gjithmnone te fresket e te re. Nuk do te doja ta quaja ëBalta ëudibereseë edhe pse mund te duket e tille. Ne te vertete ajo eshte vertetuar nga mjekesia qe ka nje efekt rinues mbi lekuren.

Ne banjat e Benjes mund te gjesh vizitore nga e gjithe Shqiperia, qe vijne per tëu kuruar. Megjithate ka edhe shume te tjere qe e vizitojne edhe thjesht per te marre rreze dielli. Uji perhere i ngrohte eshte si nje magnet qe te fton te kalosh ore te tera pa ndjere deshire te largohesh as edhe nje minute.

 
Trebeshinë - Dhëmbel - Nemërëçkë PDF Print E-mail

Ky varg malor perben fare mire nje qender per turizem alpinist. Ekskursionet dhe pikniqet jane te panumerta ne stinen e veres. Megjithate, gjate dimrit, kur bora mbulon majat e malit, nje udhetim i vogel, shetitje apo cfare do ta quash, eshte vertete nje kenaqesi e vecante per tu provuar.