| Fjale te urta Permetare |
|
|
|
|
Bukë e hi e në shtëpi. Kush kërkon gjen. E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. Mos u mbyt me një pikë ujë. E di gjalmi ç'ka torba. Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. Gjella me kripë e kripa me karar. Kush ha shumë i del për hunde. Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. Miku harrohet po të largohet. Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. Zoti vonon, po nuk harron. Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. Kur s'ke punë luaj derën. Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. Daullja bie për ata që kanë veshë. Mos mëso ustanë, po merri zananë. S'di gomari të hajë tagji. Vajza e kthyer si qerrja e thyer. Dheu i zi bën bukën e bardhë. I ngopuri nuk beson të uriturin. |



